Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 25 vjeçarit, është diagnostifikuar me tumor në kokë

  • E. /
  • 27 June 2022 - 14:10
Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 25 vjeçarit, është diagnostifikuar me tumor në kokë

Muhamed Hajrullaga, 25 vjeç është diagnostifikuar sërish me tumor në kokë.

Për të fituar këtë betjë, atij i duhet edhe përkrahja e të tjerëve. 25 vjeçari, që është djali i vetëm i familjes Hajrullaga i duhen rreth 60 mijë euro për të siguruar trajtim mjekësor jashtë vendit.

Me ndihmën financiare të bamirësve, Hajrullages iu mundësua operimi në Turqi në Gusht të vitit 2020, pas të cilit iu nënshtruatretmanit me 33 seanca rrezatimi dhe kimioterapisë për 40 javë, një pjesë të së cilës e përfundoi në Kosovë për shkak të vështirësive financiare.

Ky është link ku mund të dhuroni donacione për shërimin e tij.

https://www.gofundme.com/f/te-ndihmone-muhamedin?utm_source=widget&utm_medium=referral&utm_campaign=p_cp+share-sheet

(Kosova Sot Online)