Lexoni edhe:
Nota pozitive për ligjin Vetting nga Komisioni i Venecias ka krijuar trauma të frikshme dhe tërmet në sistemin e kalbur të drejtësisë
Një ngjarje e cila ngjan me një film aksion ka ndodhur në orët e para të së dielës në Selanik.
Të paktën pesë persona sipas informacioneve të medias helene, Prothema.gr kanë mbërritur në rrugën Maria Callas në orën 03:30 dhe duke vepruar në mënyrë të organizuar sipas një plani të caktuar kanë arritur të hyjnë në banesën e një biznesmeni.
Autorët pasi kanë hedhur kasafortë e cila peshonte mbi 400 kg nga ballkoni kanë zbritur me vrap e kanë ngarkuar në bagazhin e një makine dhe janë bërë ‘tym’.
Po sipas inforamcionit të kësaj medie helene brenda në kasafortë ndodheshin: rreth 300.000 euro cash dhe disa bizhuteri, ndërsa brenda në shtëpi ata kanë marrë dhjetë ora me vlerë 500.000 euro.
Të njejtat burime bëjnë me dije se makina e autorëve shoqërohej nga një motor i madh.
Autorët kanë përfituar nga mungesa e pronarëve pasi ata ndodheshin në ishullin Paros për arsye biznesi.
Mënyra se si hajdutët kanë hyrë në banesë është e panjohur deri më tani.
Ata në fillim kanë fikur alarmin, ndërsa kanë prishur kamerat e sigurisë që të mos regjistronin lëvizjet e tyre.
Megjithatë veprimet e tyre mësohet se janë regjistruar hap pas hapi nga një qark i mbyllur sigurie që i është dorëzuar policisë helene për ta ekzaminuar.
Vihet re se rënia e kasafortës, siç duket në fotot e publikuara ka shkaktuar dëmtime në xhamin mbrojtës të ballkonit, ndërsa në rrugë është hapur një gropë.
(Kosova Sot Online)