Lexoni edhe:
Drejtësia e Kosovës në fund të pusit, Prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar e të korruptuar amnistohen, nuk ka kush për ti ndëshkuar
Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në WhatsApp.
Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.
“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.
Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.
Shala i PDK-së ka pasur ankesa se për dy vite Këshilli Ndërministror i ka mbajtur vetëm dy takime për t’i shqyrtuar 44 takime të investitorëve strategjikë.
(Kosova Sot Online)