Qeveria gjermane i dhuron donacion FSK-së në vlerë prej 405 mijë euro

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 11:22
Qeveria gjermane i dhuron donacion FSK-së në vlerë prej 405 mijë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte. Me këtë rast, siç njofton ministria, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.

Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Gjithashtu, në këtë takim u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)