Stoltenberg: NATO krah Ukrainës ndërkohë që mbron veten nga mizoritë ruse! Vlerësoj mbështetjen e Shqipërisë

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 13:42
Stoltenberg: NATO krah Ukrainës ndërkohë që mbron veten nga mizoritë ruse! Vlerësoj mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Pas këtij takimi kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sekretari i Përgjithshm i NATO-s falenderoi Shqipërinë për miratimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë.

“Në samitin e Madridit morëm vendime shumë të rëndësishme. Ramë dakord që të ftojm Suedinë dhe Finlandën dhe falenderoj Shqioërinë për ratifikimin e protokollit kaq shpejt. Mirëpritja e Finlandës dhe Suedisë do të rrisë sigurinë e tyre dhe të aleancës.

NATO qëndron me Ukrainën ndërkohë që mbron veten e saj nndaj agresionit rus. Mbështes angazhimin tuaj dhe Shqipërisë mbështetjen ndaj Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Lexo edhe: Baza ushtarake e NATO-s në Durrës, Rama sot takim me Stoltenberg në Bruksel

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se është krenar që Parlamenti shqiptar u bë një prej Parlamenteve të para për të ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ndërsa shtoi se vendi qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën.

“Është kënaqësi dhe nder që kthehem këtu dhe që kam mundësi të ndaj me ju opinione pas Samitit të Madritit që ishte moment historik në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë Europiane. Është me rëndësi që ne të vijojmë bashkëbisedimin përkundrejt situatës dhe detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor dhe të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë. Ne si vend aleat dhe kandidat për BE do të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqe dhe të stabilitetin dhe koncepti i ri thekson rolin e Ballkanit për NATO-n”, tha Rama, duke shtuar: Unë dua të theksoj nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqen edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë se ky është një mekanizëm konsensual. Unë mendoj se ky duhet të konsiderohet dhe e vlerësoj disponibilitetin tuaj për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës tonë për të vënë në funksion një bazë detare të teknologjisë së fundit, që mund të ndërtojmë duke pasur në konsideratë vështirësitë që po kalon bota. Dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh këtu me energji të plota dhe të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë.”

(Kosova Sot Online)