Varheleyi: Hapet rruga për nisjen e negociatave
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, nënshkruan protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit, që janë pjesë e propozimit francez.
Në lidhje me nënshkrimin mes dy vendeve reagoi komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi.
Nëpërmjet një postimi në Twittert zyrtari evropian ka përshëndetur Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo i hap rrugën Maqedonisë së Ceriu dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në.
“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan komisioneri i BE.
(Kosova Sot Online)
