Haxhiu: Pragu për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetë mbi 25 mijë euro

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 07:50
Haxhiu: Pragu për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetë mbi 25 mijë euro

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se pragu për nisjen e procedurës së justifikimit të pasurisë do të jetë mbi 25 mijë, pra shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh është bazë për zyrtarin e Byrosë të dërgojë propozimin për konfiskimin e pasurisë.

Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kjo vlerë do të propozohet në Komisionin për Legjislacion, dhe nëse ky komison e vlerëson se është i ulët, atëherë sipas saj, Ministria e Drejtësisë nuk do ta kundërshtojnë ngritjen.

“Pragu është mboi25 mijë. Ne i kemi trajtuar pak edhe vendet e tjera se si e kanë adreduar, dikush 10 mijë, dikush 50 mijë, dikush 15 mijë, dikush 100 mijë. Mendoj që ne duhet ta adresojmë këtë edhe në Komisionin për Legjislaconi. Nëse ky komision e vlerëson se është i ulët, atëherë ka hapësirë që ky prag të ngritët, ne si Ministri nuk e kundërshtojmë, nëse ka vullnet Komisoni për Legjislacion. Nuk po them që kemi qëndrim që ta ngrisim, por qëndrim ynë është 25 mijë. Nëse vlerësohet që një zyrtar nuk po mundet ta justifkojë mbi 25 mijëshin, atëherë të nis procedura e justifikimit”, tha ajo.

Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i procedurës së verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

(Kosova Sot Online )