KEK: Më 31 gusht përfundon inspektimi i bllokut A-3, pastaj nis sanimi për kthim në punë

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 19:15
KEK: Më 31 gusht përfundon inspektimi i bllokut A-3, pastaj nis sanimi për kthim në punë

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar rreth statusit aktual të njësisë A-3.

Sipas njoftimit, KEK bën të ditur se konform procedurave dhe praktikave inspektimi i njësisë A-3 pritet të përfundojë me 31 Gusht, 2022 dhe menjëherë do të fillon sanimi i kësaj njësie për kthim në punë.

“Përndryshe përkundër mungesës së madhe të energjisë në treg, për sot kemi arritur të sigurojmë rreth 70 % të energjisë si zënvendësim të mungesës së prodhimit të planifikuar të njësisë A-3”, thuhet në fund.

(Kosova Sot Online)