Opozitarët nuk duan të bashkëpunojnë me pozitën, janë gati ta rrënojnë edhe shtetin për ta ri marr rishtas pushtetin

Opozitarët nuk duan të bashkëpunojnë me pozitën, janë gati ta rrënojnë edhe shtetin për ta ri marr rishtas pushtetin
Opozitarët nuk duan të bashkëpunojnë me pozitën, janë gati ta rrënojnë edhe shtetin për ta ri marr rishtas pushtetin

Blerim Burjani

  • 28 August 2022 - 22:53

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Rreth dialogut nuk duhet të ketë pozitë dhe opozitë, pra duhet të bashkohen për interesa nacionale, por kjo ende nuk po funksion, prandaj vetëdijesimi duhet të shtohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme me Serbinë.

Nuk është aspak befasuese sjellja e partive politike, sidomos e opozitës, që në këtë situatë kritike, politike dhe ekonomike, nuk po iniciojnë ndonjë seancë të jashtëzakonshme për të debatuar dhe propozuar zgjidhje koncensuale lidhur me problemet me të cilat vendi është duke u ballafaquar. Ideja opozitës është që sa më shumë të gaboj pozita, dhe ta degradojnë atë në ofrimin e zgjidhjeve , ankesat e sindikalistëve po shtohen , zgjidhje nuk ka, përderisa kriza ekonomike, energjetike po thellohet.

Pozita po mbetet vetëm me arsyetimin se edhe VV ishte sjellë njëjtë, pra rëndësi po ka lufta për pushtet por jo interesi qytetar. Rreth dialogut nuk duhet të ketë pozitë dhe opozitë, pra duhet të bashkohen për interesa nacionale, por kjo ende nuk po funksion, prandaj vetëdijesimi duhet të shtohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme me Serbinë. Kjo varet shumë edhe nga ndërmjetësuesit për të ofruar një model të zgjidhjes për shkak se palët nuk po gjejnë zgjidhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".