Ushtrisë ruse i mungojnë armët, DASH: Moska po blen mjete ajrore nga Irani

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 09:45
Ushtrisë ruse i mungojnë armët, DASH: Moska po blen mjete ajrore nga Irani

SHBA beson se Rusia ka marrë mjete ajrore pa pilot (UAV) nga Irani dhe “ka ndërmend të përdorë këto UAV-të iraniane, të cilat mund të kryejnë sulme ajrore në sipërfaqe, luftë elektronike dhe shënjestrim në fushën e betejës në Ukrainë, ka thënë zëvendës zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Ushtria ruse po vuan nga mungesa të mëdha të furnizimit në Ukrainë pjesërisht për shkak të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit, duke e detyruar Rusinë të mbështetet në vende jo të besueshme si Irani për furnizime dhe pajisje”, tha Patel gjatë një konference. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë me forcë të gjitha sanksionet e SHBA-së si për tregtinë e armëve ruse ashtu edhe për Iranin dhe do të qëndrojmë me partnerët tanë në të gjithë rajonin kundër kërcënimit Iranian”, shtoi ai. /abcnews.al

 (Kosova Sot Online )