Ekzekutimi i marrëveshjes me Serbinë varet vetëm nga ndikimi që duhet vjen prej BE-së dhe nga SHBA-ve

Ekzekutimi i marrëveshjes me Serbinë varet vetëm nga ndikimi që duhet vjen prej BE-së dhe nga SHBA-ve
Ekzekutimi i marrëveshjes me Serbinë varet vetëm nga ndikimi që duhet vjen prej BE-së dhe nga SHBA-ve

Muhamet Kelmendi

  • 31 August 2022 - 00:12

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ekzekutimi i marrëveshjes me Serbinë është akt vendimtar dhe shumë i rëndësishëm. Nga ekzekutimi i saj, zbatimi praktik, varet realizimi i saj. Janë dy çështje që nga marrëveshja dalin se duhet të ekzekutohen. Së pari, dokumentet personale të udhëtimit, si dhe së dyti, janë targat e makinave. Në të dy rastet duhet të veprohet njëjtë.

Dokumentet personale pranohen reciprokisht, pa dhënë ndonjë letër përcjellëse, dhe hiqen mbulesat mbi targat e udhëtimit. Mbetet të shihet se a do të hiqen edhe targat e vjetra të udhëtimit, që janë përdorur në Kosovë gjatë pushtimit, si KM, PE, UR, PR, PZ, GL etj. Mendohet se po. Megjithatë, është një sfidë dhe kërkohet nga BE dhe nga SHBA-të që ti përcjellin veprimet konkrete. Kjo, për faktin se Serbi, si në të kaluarën, edhe tash, mund të ike nga ekzekutimi. Këtu qëndron edhe provokimi serbomadh. Kosova kërkohet të përgatitet për dy këto mundësi. Mirë është që të zbatohen, ekzekutohen këto vendime dhe marrëveshje. Por, nëse ndodhë e kundërta, kërkohet veprim konkret në bazë të ligjit. Tani mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".