Arifi s’do t’i takojë Bislimin e Nagavcin: Injoruan çdo shqiptar në Luginë, s’i kanë transferuar as 2 mln eurot

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 12:00
Arifi s’do t’i takojë Bislimin e Nagavcin: Injoruan çdo shqiptar në Luginë, s’i kanë transferuar as 2 mln eurot

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministren e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët po qëndrojnë sot në Luginën e Preshevës. Arifi  tha  se nuk do të takohet me Bislimin dhe Nagavcin dhe për këtë përmend disa arsye. “Nuk do të takohem me ta. E kanë injoru Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe kritikat të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi.

Kryetari i Preshevës tha se Qeveria Kurti II ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot e premtuara për Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës në projektbuxhetin e vitit 2022 kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

(Kosova Sot Online )