
Lexoni edhe:
Në listën e VETTING-ut për t’u shkarkuar të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar!
Autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar në ishullin Rodos të Greqisë e ka kryer krimin me gjakftohtësi. Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
Në urdhrin e fletë-arrestit për autorin, hetuesit kanë përcaktuar se krimi është kryer “në gjendje të qetë shpirtërore”.
Në listën e VETTING-ut për t’u shkarkuar të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar!Lexoni edhe:
“Më datë 28.08.2022, së bashku me të bashkakuzuarit (…), duke vepruar me vendim të përbashkët dhe me qëllim të përbashkët, duke qenë në gjendje të qetë shpirtërore, i kanë marrë jetën një tjetri.
Më konkretisht, në Falirak të Rodosit, ditën e mësipërme dhe rreth orës 23:00, pas një incidenti verbal që ka pasur me Topalli Jani, përballë hotelit me emrin (…), në pronësi të tij dhe konkretisht, në oborrin e dhomave, pranë koshëve të plehrave, ka përdorur një litari blu, të cilin e ka mbështjellë me dhunë rreth qafës së sipërpërmendurit, duke e shtrënguar dhe ka sjellë vdekjen e tij.
Më pas trupin e të mësipërmit e ka vendosur në (…), markë Mitsubishi, model L 200, në pronësi të të akuzuarit dhe e ka hedhur në një zonë të shkretëtirës malore në Psinthos Rhodes, ndërsa ka transferuar nr. (…). makinë, markë OPEL model ZAFIRA, në pronësi të të ndjerit të mësipërm dhe e kanë braktisur në zonën e Agia Paraskevi në Kalithies të Rodosit”.
Theksohet se nga karakteristikat e veprës dhe në veçanti nga dhuna që ka shfaqur ndaj viktimës, ai ishte në gjendje të qetë shpirtërore, duke i mbështjellë një litar rreth qafës, me pasojë vdekjen, nga përbuzja dhe mosrespektimi i tij”.
Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t’i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që kishin. Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.
(Kosova Sot Online)