Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, publikon fotografinë e tij

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 11:25
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, publikon fotografinë e tij

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, të ndodhur më 9 gusht të këtij viti.

Ai është në kërkim policor dhe deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

“Personi në foto deri më tani nuk është arritur që të identifikohet. Andaj me mirësjellje kërkojmë bashkëpunimin tuaj që shkresa e bashkangjitur të shpërndahet në mënyrë që koshdo që ka informacione në lidhje me personin në foto të njoftojë Policinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)