Në KE publikojnë sondazhin e fundit: Shqipëria e do më së shumti anëtarësimin në BE, ku renditet Kosova

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 12:27
Në KE publikojnë sondazhin e fundit: Shqipëria e do më së shumti anëtarësimin në BE, ku renditet Kosova

Shqipëria është vendi që e dëshiron më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas një grafik-u të publikuar nga Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian.

Kosova, është vendi i dytë, menjëherë pas Shqipërisë, me dëshirën më të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Grafiku i referohet një sondazhi të fundit.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së.

Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, janë vendet ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.

(Kosova Sot Online)