Kamberi: Nga marrëveshja Kosovë-Serbi fitojnë të dyja palët

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 14:42
Kamberi: Nga marrëveshja Kosovë-Serbi fitojnë të dyja palët

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se duhet të shfytëzohet momentumi i angazhimit të rritur perëndimor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë është momentum i ri që duhet të përdoret për dialogun deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve”, tha Kamberi.

Kjo, tha Kamberi, është përfitim për të dyja palët, shqiptarët dhe serbët.

“Nuk ka dyshim se kushti kyç për për këto marrëdhënieve është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kamberi.

Lëvizja serbe e ekstremit të djathtë “Dveri” i reagoi Shaip Kamberit, duke i bërë thirrje kryekuvendarit serb që të t’i kërkojë llogari atij për, siç tha ai, “pretendimet se Kosova është shtet i pavarur”.

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës as direkt e as indirekt, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në seancën parlamentare ku po diskutohet dhe raportohet për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiç tha se nuk sheh mundësinë që me qeverinë aktuale kosovar të arrihet ndonjë marrëveshje, derisa shtoi se po kërkohet të shtyhet para një njohje informale, e cila, sipas tij, “do të paraqitej si një dhuratë prej qielli”.

“Real politika nuk mund të mbështetet në mite, dëshirat e njerëzve janë maksimaliste dhe mundësitë janë të pakëta”, ka thënë presidenti serb drejtuar deputetëve opozitarë.

“Si dikush që është betuar në Kushtetutën e Serisë, për derisa kam ndikim, Serbia nuk do ta njehë as drejtëpërsëdrejti dhe as tërthorazi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Koisovës, e as nuk do të heq dorë nga interesat kombëtare”, ka thënë ai.

“Politika serbe karshi Kosovës bëhet mes asaj që është e dëshirueshme dhe asaj çfarë është e mundshme, e jo me faktin se njerëzit kanë dëshira maksimale kur mundësitë i kemi të pakëta”, vazhdoi ai.

(Kosova Sot Online)