Paralajmërohet tërmet me pasoja të rënda në KGJK,koha e vetëpastrimit dhe shkëputja nga zingjiri i lidhjes me strukturat e krimit

Paralajmërohet tërmet me pasoja të rënda në KGJK,koha e vetëpastrimit dhe shkëputja nga zingjiri i lidhjes me strukturat e krimit

Hajrullah Tërnava

  • 13 September 2022 - 07:32

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tash është koha ideale që të fillojnë procesin e vetëvlerësimit dhe vetëgjykimi e pastrimit të brendshëm të radhëve të veta nga prokurorë e gjyqtar që e abuzojnë ligjin dhe ruajnë lidhje të ngushta me krimin, duke mos e ndjekur e ndëshkuar, duke ja bërë avokatinë mbrojtëse dhe amnistuar.

-Në një kohë kur kjo qeveri sikur që i pati dhënë premtimet se do ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe tani nëse ka fakte për hulumtimet që i kanë bërë deri më tani, është koha që të fillohet dhe ti detyron më në fund KPK-në dhe KGJK-në zbulimin e të gjitha dobësive që i kanë përcjell këto dy institucione, e që dolën në sheh vetëm pas zhvillimeve të fundit skandaloze, të neglizhimit të autorizimeve ligjore dhe amnistimit të krimit. Tash është koha ideale që të fillojnë procesin e vetëvlerësimit dhe vetëgjykimi e pastrimit të brendshëm të radhëve të veta nga prokurorë e gjyqtar që e abuzojnë ligjin dhe ruajnë lidhje të ngushta me krimin, duke mos e ndjekur e ndëshkuar, duke ja bërë avokatinë mbrojtëse dhe amnistuar.

Është për tu përshëndetur një nismë e mbarë, nëse nuk ngecë në gjysmë të rrugës, pasi KGJK ka vendosur dhe themeluar në Komision ad-hoc për vlerësimin e performancës së disa kryetarëve dhe ish-kryetarëve të gjykatave, dhe ky veprim vjen nën presionin e opinionit publik, pas publikimit të statistikave skandaloze lidhur me performancën e tyre, me mos ndëshkimin e rasteve serioze penale e kriminale, aferë që doli në shesh pas reagimeve lidhur me rastin e dhunimi të së miturës 11 vjeçare. Sipas këtij vendimi, duhet të vlerësohet performanca e kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, gjyqtarit Armend Berisha, kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, gjyqtarit Nikollë Komani, ish-kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, gjyqtarit Ramiz Azizi dhe ish-gjyqtarit mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega në Kamenicë, gjyqtarit Sadri Krasniqi.

Këshilli gjyqësor i Kosovës po ashtu ka marr vendim që në të ardhmen të bëhen publike për opinionin raportet individuale të punës për secilin gjyqtar, dhe në këtë mënyrë opinioni publik të ketë qasje për monitorim dhe përcjellje të performancës së tyre. Publikimi i këtyre statistikave do të bëhet nga departamenti i statistikave të KGJK-së në veb faqen e KGJK-s dhe pritet të fillon nga muaji tetor. Ky lajm jep shpresë se më në fund gjërat do të ecin përpara në kahen e zhvillimit pozitiv, ta adresimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies se secilit të punësuar në sistemin e drejtësisë. Ne besojmë se gjithsesi këto zhvillime, marrja e vendimeve të fundit në KGJK, janë të ndikuara nga koha e përafrimit të miratimit të Ligjit Vetting, prandaj nën presionin e pritjes së fillimit të zbatimit të këtij ligji po detyrohen për të vepruar, për tu vetë vlerësuar dhe vetë pastruar, një kërkesë të cilën ka vite që opinioni publik dhe shoqëria civile e mediet e pa varura e kanë kërkuar dhe nuk e kanë pushuar, për të pasur një drejtësi krejt profesionale, efektive, të pa ndikuar dhe të pa korruptuar.

Tani më është momenti që në të njëjtën mënyrë të veprohet edhe me KPK-në, sepse është forma dhe përmbajtja e aktakuzës së ndërtuar nga prokurori, mbledhja e provave dhe fakteve të mjaftueshme, për ta ndihmuar një gjyqtar për shqiptuar një vendim të bazuar në ligj në masën e drejtë dhe të merituar. Popullata me pa durim po e presin momentin e fillimit te spastrimit nga krimi i këtyre dy institucioneve të rëndësishme të shtetit tonë, dhe me këtë të filloj e mbara e spastrimeve nga të këqijat e bëra për një kohë të gjatë, dhe nëse ky spastrim do të jetë efikas, vetë popullit do të kthehet mobilizohet dhe ti jep mbështetje akoma më të fuqishme të vepruarit në kuadër të ligjeve dhe ligjshmërisë në përgjithësi për vendin tonë. Me veprime të tilla edhe kësaj qeverie do ti zgjatet mandati i të se qeverisurit me këtë vend për një kohë më të gjatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".