E FUNDIT/Shpërthim me tritol në derën e magazinës

  • S.A /
  • 01 October 2022 - 09:15
E FUNDIT/Shpërthim me tritol në derën e magazinës

Në qepenin e derës se një magazine në Kamzë gjatë orëve të para të mëngjesit, është hedhur një sasi e vogël  lëndë plasëse. Sipas policisë është dëmtuar pjesërisht qepeni dhe nuk ka dëme të tjera.

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Image

(Kosova Sot Online )