Rasti i sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikqi- Zana Avdiu: Po të mos dilnin pamjet…

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 08:43
Rasti i sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikqi- Zana Avdiu: Po të mos dilnin pamjet…

Aktivistja Zana Avdiu ka komentuar ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pejë ku alpinistja Mrika Nikqi u ngacmua seksualisht në mes të rrugës.

Në emisionin Good Morning Albanians, Avdiu u shpreh skeptike nëse denoncimi do të merrej parasysh nëse vetë viktima e dhunës nuk do të kishte publikuar vetë videon e ngacmimit ndaj saj.

“Do të pyesja veten nëse nuk do të shpërndahej videoja sa do të merrej parasysh denoncimi i saj. Kjo tregoi për institucionet që nuk funksionojnë. Në Pejë ka pasur një rast përdhunimi që është dënuar me vetëm 8 muaj. Mrika gjeti guximin të publikonte vetë videon e ngacmimin, kjo nuk është çudi, sepse besimi në institucione është zero, ndaj duhet t’u drejtohemi mediave”, tha aktivistja.

Sipas saj, sulmi në atë orë në mes të rrugës tregon për një shoqëri që e ka legjitimuar dhunën ndaj grave.

(Kosova Sot Online)