Kroacia ia bën analizën verërave të Kosovës: “Megaskandal, na shesin sheqer e ujë”

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 12:08
Kroacia ia bën analizën verërave të Kosovës: “Megaskandal, na shesin sheqer e ujë”

“Në vend të rrushit – sheqer dhe ujë”! Kështu e nis shkrimin mediumi kroat “Vecernji List”, ku pretendon se janë zbuluar mashtrime të mëdha me cilësinë e verërave të Kosovës, por jo vetëm.

Sipas këtij raporti, katër nga pesë verërat e testuara të prodhuesve kosovarë, të cilat shiten në tregun kroat, ishin false.

“Këtë e ka treguar analiza e verërave të Kosovës, prej të cilave deri në 80% e mostrave rezultuan të falsifikuara”, thuhet në raportin e “Vecernji List”, duke theksuar se kontrolli është bërë nga inspektimi bujqësor i Inspektoratit Shtetëror, ku janë testuar 84 verëra këtë vit.

Sipas mediumit kroat, katër mostra janë marrë nga Kroacia, një nga Italia dhe nëntë nga vendet e treta – pesë nga Kosova, tre nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Më në fund u vërtetuan pretendimet që verëbërësit tanë i përsërisin me vite – nga pesë verëra kosovare, katër ishin të rreme. Ajo nga Bosnja dhe Hercegovina ishte gjithashtu e rreme, si dhe dy kroate – dhe varietetet e verës me të cilat vendet e treta kishin ‘mashtruar’ më së shumti ishin ‘Rhine Riesling’, ‘Grashevina’ dhe ‘Vranac’, të cilat dështuan në test”, u tha në këtë raport të “Vecernji List”.

(Kosova Sot Online)