Komisioneri në PE: Përkrahim reformat në drejtësi që janë në linjë me rekomandimet e Venecias

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 15:50
Komisioneri në PE: Përkrahim reformat në drejtësi që janë në linjë me rekomandimet e Venecias

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, para Parlamentit Evropian ka thënë sot se përkrahin reformat e Kosovës në drejtësi, nëse ato janë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Sa i përket reformave të Kosovës vetingut, ne punojmë ngushtë me Qeverinë. Mendojmë se ka mundësi serioze për forcim të integritetit, llogaridhënies e efikasitetit të gjyqësorit. Mendojmë se duhet inkurajuar Qeveria që të zbatojë reforma në këtë rrugë. Pavarësisht nëse kjo bëhet me veting apo çfarëdo forme tjetër, duhet bërë plotësisht sipas opinionit të Venecias. Ne do të përkrahim çdo reformë që është në linjë me rekomandimet e Venecias”, ka thënë Varhelyi.

Ai është pyetur nga eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, për një sër ngjarjesh që lidhën me Kosovën dhe me Serbinë.

Lidhur me heqjen e vizave për kosovarët, Varlehyi tha se po bëhen përpjekje që të binden shtetet skeptike se liberalizimi “është një gjë e sigurt” për to.

(Kosova Sot Online)