Tragjedi e dytë në familjen Gacaferri, edhe babai i Betimit kishte humbur jetën tragjikisht në moshën 30-vjeçare

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 08:12
Tragjedi e dytë në familjen Gacaferri, edhe babai i Betimit kishte humbur jetën tragjikisht në moshën 30-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në familjen Gacaferri në Junik, ku humbi jetën tragjikisht 30-vjeçari Betimi, pasi u rrokullis me traktor në bjeshkë. Vdekja e tij tronditi familjen, miqtë e gjithë vendin. Por më së rëndi e ka përjetuar nëna e tij, e cila u përballë me një humbje edhe para shumë vitesh. Asaj i vdiq bashkëshorti, babai i Betimit tragjikisht në avionin që u rrëzua në Shkup në vitin 1992.

Një familjar i tyre, Nezir Kraki me fjalë tejet prekëse ka bërë të ditur se edhe babai i të ndjerit humbi jetën në moshën 30-vjeçare, duke lënë gruan, fëmijët Betimin dhe motrën e tij.

“Betim Gacaferi, 30 vjeç, djali i vetem i tezes Lume na la sot e perjetesisht me pikellim. Pikellim qe nuk përshkruhet. Betimi e la sot tezen Lume dhe nusen me dy femije te vegjel. Nuk ka fjale as ngushellim per humbje te tilla tragjike. Tezja Lume e ka rrite Betimin dhe motren e tij e vetme sepse burri i saj Sokoli ka vdek edhe ai tragjikisht ne avionin qe u rrezua ne Shkup ne vitin 1992. Sokoli ishte 30 vjec kur iku dhe la nusen me dy femije, djale e qike. Betimi shkoi sot 30 vjeç dhe la djale e qike.”

“Çfarë padrejtesie!”, ka shkruar Kraki, teksa ka përshkruar Betimi si fjalë të urtë e punëtor.

“Djal model, i urte e puntor, krenaria e tezes. Kete vere pime kafe bashke n’Junik. Tregoi qe ishte zhgenjy shume sepse pushteti i ri n’Junik e kishe largu nga puna si profesor. E permendi edhe ikjen nga Kosova si opsion…

Nuk guxoj me imagjinu dhembjen qe e ka kaplu familjen e tij, axhallaret e shkelqyshem qe i ka, dajte tane e familjen e madhe Gacaferi.

(Kosova Sot Online)