Zbulimi i ri i dallavereve me subvencione në MB, një goditje tjetër e rëndë kundër qeverisjes së korruptuar gjatë mandatit të kaluar

Zbulimi i ri i dallavereve me subvencione në MB, një goditje tjetër e rëndë kundër qeverisjes së korruptuar gjatë mandatit të kaluar

Gani Qarri

  • 13 October 2022 - 07:01

Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri 

Të gjeturat janë vërtetë, jo vetëm skandaloze, por shumë më tepër se sa skandaloze, ku shihet qartë se nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve, por skandalet dhe abuzimet më të mëdha janë gjetur, tek menaxhimi i pronave. 

Për aq më tepër, është tërësisht e pa-pranueshme, që para syve të institucioneve qendrore e lokale, si në Ulpianë, në zemër të Prishtinës, të lejohet zhvatja e pronës së Ministrisë së Bujqësisë duke u toleruar qëllimshëm apo duke mbyllur sytë me injorim para ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pengesë as pasojë, kundër autorëve, nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje!


-Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në adresimin më të ri, ka njoftuar se, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë të cilën ai e udhëheqë, në Qeverinë Kurti-2, kanë gjetur një mori skandalesh në Institutin Bujqësor të Kosovës, i cili për opinionin e gjerë, tregon se faktet e gjetura dëshmojnë që nuk është abuzuar vetëm me subvencione dhe menaxhimin e pronave, por edhe me grante, ndërsa skandalet dhe abuzimet më të mëdha, dalin të jenë, pikërisht tek menaxhimi i pronave. Për këtë arsye, qysh para disa muajsh, z. Peci ka kërkuar themelimin e një Komisioni të posaçëm për hetimin  e gjetjeve të lartcekura, për ti dhënë edhe një goditje tjetër edhe më të rëndë korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat kishin marrë aq shumë hov në qeverisjet e kaluara të udhëhequra nga figurat më të inkriminuara që ka pasur ky vend. Prandaj, kërkesa e radhës e ministrit të Bujqësisë, ishte pikërisht ajo drejtuar prokurorisë së shtetit, për hetim të detajuar të dallavereve me subvencione dhe të të gjitha veprimeve të kundërligjshme, për zbardhjen e krejt rasteve abuzive, për shkakun e njohur se zbardhja e këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”, siç thotë edhe vet Ministri Faton Peci. Për më tej, ai sqaron se qysh para disa muajsh ka kërkuar themelimin e një Komisioni të veçantë që adreson vërejtjet e vazhdueshme, pothuajse gati një dekadëshe të Auditorit të Përgjithshëm rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Të gjeturat janë vërtetë, jo vetëm skandaloze, por shumë më tepër se sa skandaloze, ku shihet qartë se nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve, por skandalet dhe abuzimet më të mëdha janë gjetur, tek menaxhimi i pronave. Për aq më tepër, është tërësisht e pa-pranueshme, që para syve të institucioneve qendrore e lokale, si në Ulpianë, në zemër të Prishtinës, të lejohet zhvatja e pronës së Ministrisë së Bujqësisë duke u toleruar qëllimshëm apo duke mbyllur sytë me injorim para ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pengesë as pasojë, kundër autorëve, nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje! Dhe është shumë e pakuptueshme sesi, pikërisht aty ka ndodhur ky uzurpim i hapur dhe tjetërsim i egër i pronës publike të Ministrisë me tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste, nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga shteti dhe institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.

Madje operatorët ekonomikë / palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste, dhe atë jo titullarit faktik të pronës! Rasti tjetër tejet edhe më abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm, ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj dhe Jashanicë të komunës së Pejës. Kështu që siç shprehet ministri, ditëve në vijim, Ministria do të marr të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe ligjore, që medoemos të rivendoset ligjshmëria, kthimi i të gjitha aseteve dhe pasurive tek titullari, të bëhet valorizimi i pronës dhe rritja e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës.

Përndryshe nga gjithë kjo katrahurë e ndodhur, vërtetë mbetet tërësisht i pashpjegueshëm mos-veprimi, i organeve përkatëse, në radhë të parë i vet ish Ministrisë së Bujqësisë për mese një dekadë, vetëm për shkak të mungesës së vullnetit të ish ministrave të korruptuar, për ta çuar këtë çështje drejt zgjidhjes dhe mosveprimit të inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave, si në komunën e Prishtinës ashtu edhe në atë të Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh fare, as elementet më bazike siç janë: "E drejta pronësore dhe juridike. Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës? Si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e certifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës?!" Kështu që edhe Ministri Peci me shumë të drejtë pyet, se; Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot kur ai bënte këtë denoncim, në bazë të informacioneve, vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë! Ndaj dhe lind pyetja se çfarë po ndodhë në të vërtetë me këta njerëz dhe kush në realitet, mund dhe guxon ta lëshojë me qira pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës?!

Për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ministri Peci ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i problemeve të tilla, të shtresuara ndër vite, nuk mund të zgjidhet vetëm me veprime administrative”, ka deklaruar publikisht Ministri I Bujqësisë Faton Peci. Madje ai është u zotuar se me guximin më të madh, është dhe do të mbetet, në shërbim të plotë të qytetarëve, rendit e ligjit dhe në shërbim të vendit deri në ditën e fundit të mandatit të tij ministror, sepse zotimi për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit duhet të qohet përpara deri në fund, pa hezitim dhe pa kursim ndaj askujt.

Ndaj dhe të gjithë dashamirëve të rendit e ligjit dhe shtetit të së drejtës, na mbetet të shpresojmë shumë, se paralajmërimi i Ministrit të Bujqësisë, z.Faton Peci, do të jetë edhe një tjetër test serioz për prokurorinë speciale, për ta dëshmuar veten, se është në funksion të zbatimit të ligjit, e të ndjekjes së krimit dhe jo në shërbim dhe mbrojtje të nëntokës së krimit të organizuar sikur që ka qenë deri më tani, duke mos vepruar edhe qëllimisht, kundër tyre, për mese dy dekada me radhë.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".