Gjendet e zhdukura nga Skenderaj, dy meshkuj arrestohen për “mundësim ose detyrim në prostitucion”

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 11:25
Gjendet e zhdukura nga Skenderaj, dy meshkuj arrestohen për “mundësim ose detyrim në prostitucion”

Dy meshkuj janë arrestuar nën dyshimin për “mundësim ose detyrim në prostitucion”, ndaj një vajze e cila është raportuar e zhdukur me daten 8 tetor.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR&MUNDËSIM OSE DETYRIM NË PROSTUTICION /Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit  në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMGF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)