Konfiskohen dy automjete me drunj në Shtërpcë, ishin transportuar ilegalisht

  • E.K /
  • 26 October 2022 - 14:03
Konfiskohen dy automjete me drunj në Shtërpcë, ishin transportuar ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndaluar dy automjete që po transportonin drunj ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia njofton se ka konfiskuar dy automjete për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka njoftuar zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar.

Ndërsa ndaj dy personave janë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar dy atomjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.”

Komunikata e plotë:

Plani operativ ” Mbrojtja e Pyjeve 2022″ në Shtërpcë

Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve 2022”, pas disa informacioneve që ka siguruar, mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndaluar dy automjete që po transportonin drunjë ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka konfiskuar dy atomjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)