Hej, hej, hej: Avokat Koci denoncon një grua ‘histerike’ që sipas tij gati sa nuk e shkeli me veturë

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 11:29
Hej, hej, hej: Avokat Koci denoncon një grua ‘histerike’ që sipas tij gati sa nuk e shkeli me veturë

Avokati Arianit Koci ka treguar se për pak sa nuk është goditur me veturë, derisa vetë ai po udhëtonte me bicikletë.

Koci në një shkrim në llogarinë e tij , ka thënë se një grua që po voziste veturën, nuk e ka parë derisa ky po priste në semafor, pasi që siç pretendon ai, ajo me njërën dorë mbante cigarën dhe drejtonte automjetin, ndërsa me tjetrën, po e mbante telefonin.

Në të njëjtën kohë, Kocin siç duket e ka nervozuar edhe qeshja e gruas, të cilën e konsideron "histerike".

“Hej, hej, hej” - po bërtas e po largohem me panikë”, ka thënë tutje avokati, duke shpejguar se si ndodhi rasti.

”Me m’falë avokat, se nuk të njofta me këtë helmete”, pretendon avokati, t’i ketë thënë vozitsja e automjetit.

Postimi i plotë i avokatit Koci:

1.

Cigarën në mes të gishtit tregues dhe të mesëm të dorës së majtë, e me të njetën po e drejton automjetin.

Me dorën e djathtë po e mban telefonin, dhe po qeshet në mënyrë histerike, me sy në ekran.

Para se me u ndalë, po e vërej që zonja nuk po më sheh që jam në semafor e po pres.

Une në bicikletë!

“Hej, hej, hej” - po bërtas e po largohem me panikë.

Po lëshoj rrugë në të djathtë, aq sa po kam hapësirë prej veturës tjetër, që ishte ndalë poashtu në semafor.

Qeshja histerike po vazhdon. Zonja e fokusuar në telefon, ishte e gjysëm e vetëdijshme për hapësirën përreth saj.

Koncentrimi në komunikacion-zero.

Dialogun me primesa primitive, nuk po e zbuloj.

Debati i ashpër përfundoj me sentencën e zonjës:

”Me m’falë avokat, se nuk të njofta me këtë helmete.”

I bëntë përshtypje kush jam, e jo fakti që për pak më goditi me kerr në bicikletë.

2.

”Pasha fëmijet, pasha çka kom gjallë e dekë, nuk e kam shkaktu aksidentin me qëllim” - thontë zonja me lot në sy, para disa viteve, në gjykatë.

Qante në mënyrë histerike!

Aksidenti kishte përfunduar me fatalitet.

Natyrisht, nuk kishte qëllim në interpretimin gjuhësor të fjalës qëllim.

As që njihej me viktimen.

Sidoqoftë, me mjet të rrëzikshëm-kerrin, kishte qarkulluar në komunikacion me telefon në dorë.

Bombë e kurdisur.

3.

Dje në Kosovë, dy biciklista në Kosovë kanë vdekur nga goditjet e veturave.

Një në Prizren dhe një në Podujevë

4.

Vetura është mjet i rrëzikshëm.

Duhet koncentrim maksimal.

Në të kundërtën, ndodhin aksidente me fatalitet.

E pastaj, nuk ndihmojnë lotët!

(Kosova Sot Online)