Politika vetëm po improvizon, nuk është e interesuar për sistem të drejtë zgjedhor, të sigurt dhe të reformuar

Politika vetëm po improvizon, nuk është e interesuar për sistem të drejtë zgjedhor, të sigurt dhe të reformuar
Politika vetëm po improvizon, nuk është e interesuar për sistem të drejtë zgjedhor, të sigurt dhe të reformuar

Blerim Burjani

  • 28 October 2022 - 07:45

Shkruan:ANALISTI - Blerim Burjani

Pra për reformim të sistemit zgjedhor nuk ka pasur fare interesim nga partitë politike. Kërkesat ndërkombëtare janë bërë për çdo palë zgjedhje të mbajtura, të monitoruara dhe analizuara në Kosovë, por s’ka pasur asnjëherë qasje serioze nga ana e partive politike dhe institucioneve vendore. Arsyet dihen. Kjo hapësirë manipulimi dhe anarkie që krijon legjislacioni aktual zgjedhor dhe vetë ky sistem i tejkaluar, iu konvenon partive politike, edhe pse ky sistem është me plote defekte.

-Grupi ad hoc,i formuar për procesin e rifilluar të Reformës zgjedhore ende është pa asnjë rezultat. Deri më sot nuk ka pas diçka konkrete që është raportuar për atë se qka kanë në plan dhe çka është punuar. Nga ne që jemi marr me zgjedhje nuk kemi dëgjuar akoma asnjë lajm të ri rreth këtyre zhvillimeve, sepse nuk pasur asnjë qasje në informacione publike, nëse diçka është punuar. Është shumë e saktë që ka pasur dhe ka përplot rekomandime për reformën zgjedhore që duhet bërë, por s’ka pasur ende asnjë qasje serioze për ta bërë një reformë të duhur e të domosdoshme.

Pra për reformim të sistemit zgjedhor nuk ka pasur fare interesim nga partitë politike. Kërkesat ndërkombëtare janë bërë për çdo palë zgjedhje të mbajtura, të monitoruara dhe analizuara në Kosovë, por s’ka pasur asnjëherë qasje serioze nga ana e partive politike dhe institucioneve vendore. Arsyet dihen. Kjo hapësirë manipulimi dhe anarkie që krijon legjislacioni aktual zgjedhor dhe vetë ky sistem i tejkaluar, iu konvenon partive politike, edhe pse ky sistem është me plote defekte. Gjithsesi që reforma do të ishte në dobi të tyre nëse kryhet si duhet, por nuk po ndodhë ajo, nuk ka vullnet por ka frikë për reformë substanciale elektorale . Sistemi zgjedhor duhet ndryshoj duke kaluar në sistem gjysmë mazhorita dhe reforma e këtij sistemi të stër vjetruar e të tej konsumuar duhet të ndodhë, sa më shpejtë aq më mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".