Tahirukaj: Në Kosovë më së shumti para false hyjnë nga Bullgaria; 100-shja dhe 2-shja më të falsifikuarat

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 17:54
Tahirukaj: Në Kosovë më së shumti para false hyjnë nga Bullgaria; 100-shja dhe 2-shja më të falsifikuarat

Kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 euroshe prijnë numrin e rasteve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë si parat të falsifikuara.

Milazim Tahirukaj, zëvendësdrejtor i kësaj agjencie, ka treguar se në periudhën janar-shtator kanë verifikuar 617 monedha si falso, ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro, apo 299 herë, pasuar nga 50-shja 144 herë dhe 500-shja në 74 raste.

Ndërkaq sa i përket monedhave, Tahiraukaj ka treguar në Klan Kosova FM se kanë verifikuar 9,309 raste – ku prej tyre 7,534 kanë qenë monedha në vlerë 2 euro.

Ai ka thënë se vërehet se ka një trend rritës të qarkullimit në treg të parave të falsifikuara.

Kurse sa i përket origjinës, Tahirukaj ka theksuar se në tregun kosovar më së shumti para falso hyjnë nga Bullgaria.

“Jemi anëtarë të ekspertëve evropianë si agjenci. Edhe Komisionin Evropian e furnizojmë çdo tre muaj me statistika për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Me verifikimin e klasës, bëhet edhe identifikimi burgimit. Rastet më së shumti janë me origjinë nga Bullgaria, pastaj Italia…”.

“Sa i përket veprimtarive, edhe sipas përshkrimit të policisë, vendet me më potencial për t’u lëshuar paratë falso janë ato ku ka më tepër errësirë, si pompat e derivateve dhe klubet e natës”, është shprehur Tahirukaj.

Agjencia e Kosovës për Fornezikë, ka treguar Tahirukaj, se organizon trajnime me bankat komerciale në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i parave falso.

(Kosova Sot Online)