Arrestohen tre të dyshuar në Gjilan për veprën penale “Trafikim me njerëz”

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 10:14
Arrestohen tre të dyshuar në Gjilan për veprën penale “Trafikim me njerëz”

Tre persona, në mesin e tyre dy shtetas të Shqipërisë jan vënë në pranga nën dyshimet për “Trafikim me njerëz”.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

TRAFIKIM ME NJERËZ/Gjilan 30.10.2022 11:30  Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)