Deputeti i VV-së publikon fotografi të 91-ës me Kadri Veselin

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 13:29
Deputeti i VV-së publikon fotografi të 91-ës me Kadri Veselin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka publikuar një fotografi nga vitit 1991, në përvjetorin e rënies së Ali Ajetit.

Në fotografinë e postuar është edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në këtë foto bashkë me veprimtarë të kohës nga t’gjitha anët e Kosovës. Nebih Fazliun dhe Kadri Veselin po i njoh, ndërsa për të tjerët spo jam i sigurt për emrat e tyre. Ka kaluar kohë, e si duket kanë ndryshuar shumë”, ka shkruar deputeti Humolli në një postim.

(Kosova Sot Online)