Hajnat në aksion: Grabitet nën kërcënimin me armë pompa e derivateve në Shtime, Policia jep detaje e para

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 12:25
Hajnat në aksion: Grabitet nën kërcënimin me armë  pompa  e derivateve në Shtime, Policia jep detaje e para

Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje të  armatosur e cila është kryer në një pompë të derivateve në Gjurkovc të Shtimes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se dy punëtorë të pompës kanë raportuar se së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës  dhe nën kërcenim të armës  ka grabitur para në vlerë të 1400 euro  dhe i njëjti më pas është larguar.

“Fsh. Gjurkovc , Shtime 02.12.2022-21:40 Dy meshkuj  kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës  dhe nën kërcenim të armës  ka grabitur para në vlerë të 1400 euro  dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )