Franca me disa shtete të BE-së po e ndërlidhin liberalizimin e vizave me asociacionin me pushtet ekzekutiv

Franca me disa shtete të BE-së po e ndërlidhin liberalizimin e vizave me asociacionin me pushtet ekzekutiv
Franca me disa shtete të BE-së po e ndërlidhin liberalizimin e vizave me asociacionin me pushtet ekzekutiv

Muhamet Kelmendi

  • 03 December 2022 - 08:03

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka qenë çdo herë i ndërlidhur me procesin politik me Serbinë. Pavarësisht pse është deklaruar e kundërta, sidomos Franca, Holanda dhe 5-a e UE, që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, këtu e kanë mbështetur liberalizimin e vizave.

-Kushtet për liberalizim janë plotësuar në vitin 2018. Asnjë element i kërkuar nga UE për liberalizim të vizave nuk ka mbetur pa u plotësuar. Sipas kësaj, është dashur, mu në vitin 2018 të liberalizohen vizat për Kosovën. Ndërlidhja ka qenë edhe para vitit 2018. Mirëpo, ka marrë hov pas këtij viti, në kohën kur nga Kosova u vendos taksa 100% dhe u kërkua që në ndërmjetësim për dialog të largohet z. Morgherini, si ndërmjetëse nga UE-a. Ky fakt e bëri të qartë faktin pse nuk po bëhej liberalizimi.

Në çdo vit është premtuar liberalizimi. Asgjë kundër nuk ka pasur. Nuk ka fakt për kundër, sepse Kosova i kishte plotësuar kushtet. Mbeti vetëm liberalizimi. Kjo nuk u bë. Menjëherë pas dështimeve të planit për copëtimin e Kosovës, me asociacion me pushtet ekzekutiv, shtetet e BE-së të udhëhequra nga Franca, paraqiten kushte abstrakte për liberalizim. Kështu u ndërlidhë liberalizimi me dialog. E ftuan edhe Prishtinën, si në vitin 2018, ashtu edhe më vonë, sot, që të pranojnë planet e BE-së. U paraqit dialogu dhe asociacioni në fakte kryesore për liberalizim. Kotë diskutohen kushtet. Nuk ka gjë të paplotësuar.

Mbetet vetëm pajtimi për asociacionin me pushtet ekzekutiv, themelimi i Republikës Serbe, që të ecet në liberalizim të vizave. Këtu duhet thënë: Kurrë mos u liberalizofshin vizat nëse Kosova copëtohet. Kjo nuk i duhet Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".