Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merren patentë shoferët për 3 muaj

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 12:15
Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merren patentë shoferët për 3 muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan e ka gjobitur me 150 euro, i ka shqiptuar 2 pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj qytetarit që ka tejkaluar në vijë të plotë.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan “përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin, shtetas i Kosovës i cilit me 30 dhjetor 2022 ka drejtuar automjetin me tabela 01dhe ndaj dhe tij  ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre muaj”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online )