
Publikohet fotografia e 90 vjeçarit nga Kosova që ishte keqtrajtuar çnjer*ëzisht nga policia

Një artikull të “Amnesty International” ku dokumentohet keqtrajtimi i Ali Muratit nga Llapashtica e Poshtme e Podujevës nga forcat serbe në vitin 1994, e ka publikuar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Burri 90-vjeçar u keqtrajtua në shtëpinë e tij nga policia serbe, duke i kërkuar armë.
Në postimin e tij në Facebook, Gashi shkruan se Kosova nuk ka ditë t’i dokumentojë krimet që ia ka bërë Serbia, “por për fat këtë e kanë ba të tjerët për ne – amnesty international, human rights watch, e me radhë”, shkruan ai.

(Kosova Sot Online)