Dimal Basha i reagon ashpër Avdullah Hotit: Krejt presioni po bëhet mbi Albinin

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 12:09
Dimal Basha i reagon ashpër Avdullah Hotit: Krejt presioni po bëhet mbi Albinin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar deputetit të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili sot i propozoi katër veprime Qeverisë Kurti për të dalë nga “kurthi i Serbisë”, transmeton "Kosova Sot Online".

Hoti tha se veprimi i parë që duhet të ndërmerret është heqja e barrikadave në veri në bashkëpunim me KFOR’in. Për këtë, Basha ka thënë se do të ishte mirë që edhe kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, t’i drejtohej KFOR’it me këtë kërkesëm, shkruan "Kosova Sot Online".

Sipas Bashës, “KFOR ka zgjedh me qëndru indiferent ndaj barrikadave të kriminelëve, prandaj po marrin sot zemër banditat dhe po i zgjerojnë barrikadat”.

Deputeti i LDK’së tha edhe se Qeveria duhet të kërkojë me ngulm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuaa të Amerikës që të bëjnë presion tek Serbia për të mos i penguar dhe rrezikuar qytetarët që kalojnë nëpër Serbi. Edhe për këtë, Basha ka pasur një koment. Ai ka thënë se i gjithë presioni po bëhet mbi kryeministrin Albin Kurti dhe se nuk e di që LDK’ja ka bërë ndonjëherë kërkesë që të rritet presioni te Serbia.

“Mos ta kanë ndal internetin rasisht, se jemi duke kërku me muaj të tërë që mos t’pengohen as ata që kalojnë në veri, e as ata nëpër Serbi. Thirre kryetarin Dullo, se si LDK nuk e di që e keni ba këtë kërkesë për me rritë presionin te Serbia, sepse sa mbaj mend unë krejt presioni ka ardh mbi Albinin deri sot!”, ka shkruar Basha.

Për deklaratën e Hotit se Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve, Basha i është përgjigjur vetëm me “ANI”, derisa për përmendjen e luftrave dhe konflikteve, ka thënë:

“Dullo, lufta vje si rrëzik nga Serbia dhe këtë duhet me potencu te krejt, sikur që edhe rreziku me humb paqen është prapë SERBIA, askush tjetër”.

(Kosova Sot Online )