Arrestimi i zyrtares me 58 kg drogë në makinë, reagon AKSHI: Ka nisur procedura për shkarkimin e saj nga detyra

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 13:22
Arrestimi i zyrtares me 58 kg drogë në makinë, reagon AKSHI: Ka nisur procedura për shkarkimin e saj nga detyra

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar pas arrestimit të Erisa Feros e cila mbante postin e shefes kompjuterike në këtë institucion.

AKSHI thekson se menjëherë pas ngjarjes ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin e 28-vjeçares nga detyra.

Njoftimi nga AKSHI

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi. Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit. Panorama.al

(Kosova Sot Online )