Komandanti Kristë Gjokaj lirohet nga aktakuza e ngritur para disa vjetëve
Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, është liruar nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, përcjell "Kosova Sot Online".
“Komandant Kristë Gjokaj më në fund u lirua nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve për ‘mëkatin’ e tij të vetëm se në orët e hershme të mëngjesit më 14 nëntor 2018 në ora 2:00, edhe pse për të ishte ditë pushimi, shkoi për të iu ndihmuar kolegëve të tij të Stacionit të Policisë në Gjakovë të cilët ishin nën zjarrin e armëve të grabitësve të lokaleve në Gjakovë e rrethinë”, ka shkruar avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi.
Përndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan në nëntor të vitit 2019 pati ngritur aktakuzë ndaj majorit të staiconit policor në Gjakovë, Kristë Gjoka dhe pesë policëve të tjerë për keqtrajtim të një personi.
(Kosova Sot Online)
