Vrasja e të moshuarit në Mitrovicë mbetet akoma mister i pa zbuluar nga drejtësia

  • S.A /
  • 12 January 2023 - 12:02
Vrasja e të moshuarit në Mitrovicë mbetet akoma  mister i pa zbuluar nga drejtësia

Vrasje e 65-vjeçarit të martën në Mitrovicë po vazhdon të mbetet akoma pa ndonjë identifikim  dhe kapje të ndonjë personi të dyshuar . Këtë informacion e konfirmoi Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, transmeton "Kosova Sot Online".

E viktima, sikur që është raportuar,  u gjet i vrarë brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, në të cilën ishte anëtar. Sipas prokurorisë vrasja ishte e dhunshme, ndërsa sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dalur në vendngjarje në ditën kritike, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë, shkruan "Kosova Sot Online".

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa prokuroria ka thënë se po zhvillon hetime intensive për gjetjen e personit apo personave të dyshuar për vrasjen.

“Prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”, njoftoi të mërkurën prokuroria. 65-vjeçarit të vrarë iu dha lamtumira dje në varrezat në Shipol të Mitrovicës. Motivet e vrasjes mbeten të paqarta. Rasti është klasifikuar si “vrasje”, teksa ngjarja tragjike sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 14:35 në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online )