Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 08:46
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 17 janar 2023:

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga shqyrtimi i raporteve të auditimit për MAShTI. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, mbahet Akademia e Flakës (ora 17:00) dhe shfaqet filmi dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2023”, hapet Ekspozita Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit, Muzeu i Qytetit në Gjilan, ora 19:00)

(Kosova Sot Online )