Liberalizim i vizave në BE, kompromis me Serbinë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim

Liberalizim i vizave në BE,  kompromis me Serbinë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim
Liberalizim i vizave në BE,  kompromis me Serbinë deri në nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim

Gani Qarri

  • 15 January 2023 - 09:03

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

 

Duke pasur parasysh se i gjithë procesi i liberalizimit, deri në votimin përfundimtar, në parlamentin evropian, po shkon hap pas hapi e vizavi me agjendën në vazhdim të dialogut dhe kërkesat që në vijimësi, dalin për adresim, lëvizja e lirë, në mënyrë indirekte, është duke u përdorur si një karrot e joshjes ndaj Kosovës , për kompromise në dialog dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

 

Kohët e fundit Republika e Kosovës ka bërë edhe hapin tjetër madhor, duke hapur edhe procedurën e aplikimit për anëtarësim në BE, e procedurë që disa vende tanimë janë zotuar për ta mbështetur dhe lobuar në përkrahjen që duhet fituar përgjatë rrugëtimit deri në finalen e përmbylljes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Madje kancelari austriak Karl Nehammer tha të enjten se Kosova është e vendosur të jetë pjesë e familjes evropiane, andaj shteti i Austrisë së bashku me Kosovën, fillimisht do ta përjetojnë liberalizimin në vitin 2024, e pastaj edhe anëtarësimin në BE, pasi që Kosova ka bërë një rrugë të gjatë dhe të mundshme për të fituar liberalizmin e vizave. Kancelari Nehamer nuk ka hezituar që meritat për liberalizim të vizave dhe përshpejtim të rrugës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE t`ia atribuojë qeverisjes së mirë dhe pa korrupsion të Qeverisë së z. Kurti. “Kjo tregon se Kosova duke bërë shumë në luftimin e krimit e të korrupsionit ka vendosur, që të jetë pjesë e familjes evropiane dhe megjithëse ka qenë një rrugë e mundimshme, më gëzon fakti që ky rrugëtim do të shpërblehet dhe ne së bashku me Kosovën do të përjetojmë liberalizmin e vizave në vitin 2024”, tha ndër të tjera, z.Nehammer.

 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".