Kusari: Sot u vendos 'barazia' për punëtorët

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 16:06
Kusari: Sot u vendos 'barazia' për punëtorët

Me miratimin e koeficientit për pagën në sektorin publik, përfundon një proces i gjatë dhe i domosdoshëm për vendosjen e barazisë, profesionalizmit dhe drejtësisë për të gjithë punëtorët në sektorin publik, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, tha se koeficienti do të sigurojë kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave.

“Ky proces, përveç se e rregullon kategorizimin në bazë të pozitave në tërë sistemin njëtrajtësisht, gjithashtu siguron kredibilitet të procesit të përcaktimit të pagave, pasi vlera e koeficientit lidhet me miratimin e buxhetit çdo vit kalendarik”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Ajo shtoi se tani do të angazhohen të punojnë për ngritjen e standardit dhe mbikëqyrjen e kushteve në sektorin privat.

(Kosova Sot Online)