Me 225 gjoba shoferit nga Kosova i sekuestrohet vetura

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 21:00
Me 225 gjoba shoferit nga Kosova i sekuestrohet vetura

Me lëvizje e me muzikë të lartë, prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.

34-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme bëri lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar pjesemarrësit e tjerë në trafik.

(Kosova Sot Online)