Kurti: Me Ramen raporti nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar

  • A P /
  • 30 March 2023 - 22:40
Kurti: Me Ramen raporti nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar

Për marrëdhëniet që i ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti thotë se raporti i tyre nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar.

Sipas tij, asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe  i Kosovës, kushdo qofshin nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)