Te shkolla 'Elena Gjika' u përurua rruga e parë për fëmijë

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 16:45
Te shkolla 'Elena Gjika' u përurua rruga e parë për fëmijë

Te shkolla “Elena Gjika” e cila sot shënon edhe 78 vjetorin e hapjes, sot u përurua rruga e parë për fëmijë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në kuadër të projektit “Rruga për fëmijët”, hapësira para shkollës “Elena Gjika” u transformua në një zonë të sigurt pa makina për fëmijët dhe me ulëse e kënde për të zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Në mesin e shumë fëmijëve dhe prindërve, i pranishëm në inaugurimin e kësaj shëtitore ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në lidhje me projektin, ai ka falënderuar Bashkinë e Tiranës për këshillat pasi ata kanë nisur më herët projektet për rrugët për fëmijë.

(Kosova Sot Online)