Hovenier thotë se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 17:51
Hovenier thotë se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka thënë se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht. Sipas tij, një pjesë e saj, veçse ka nisur zbatimin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)