Vjen paralajmërimi për greva

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 19:30
Vjen paralajmërimi për greva

Unioni Gjerman i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) nga ora tre e mëngjesit të sotëm deri në orën 11:00 ka bllokuar sërish trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, me paralajmërim për greva në fushën e kontrollit të trafikut ajror, pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në shërbim.

Kufizime të mëdha janë shpallur në trafikun hekurudhor ndërqytetës dhe rajonal.

Punonjësit e trenave dhe autobusëve ndërqytetës, rajonalë dhe lokalë hynë në grevë pasi sindikata u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj në Deutsche Bahn (DB) dhe 50 kompanive të tjera të autobusëve dhe hekurudhave që t’i bashkohen grevës. Grevës në pjesë të ndryshme të Gjermanisë i janë bashkuar edhe stafi i kompanive private hekurudhore nga grupi “Transdev”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, nëse punonjësit e Hekurudhave Gjermane të ngarkuar me sinjalizimin dhe infrastrukturën, të cilat përdoren edhe nga kompani të tjera hekurudhore, vendosin të hyjnë në grevë, atëherë do të duhet të ndalojnë edhe trenat e kompanive të tjera.

(Kosova Sot Online)