Ja kush i bashkohet grupit Wagner

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 20:50
Ja kush i bashkohet grupit Wagner

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant, kanë raportuar kanalet ruse të mediave sociale pro luftës.

Dy video të paraqitura nga korrespondenti i luftës, Alexander Simonov në Telegram tregojnë gjeneralkolonelin Mikhail Mizintsev të veshur me veshje luftarake të grupit Wagner.

Ai vizitoi një kamp stërvitor dhe pozicionet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut, shkruan Sky News.

Muajin e kaluar, shërbimi i shtypit i themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin tha se ai kishte ofruar të përballej me z. Mizintsev një ditë pasi u raportua se u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes.

Mizintsev, i cili urdhëroi rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e parë të luftës, ishte emëruar zëvendësministër i mbrojtjes shtatorin e kaluar.

(Kosova Sot Online)