Hovenier: Ne nuk duam që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 16:00
Hovenier: Ne nuk duam që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti,  ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur për modelin kroat të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, Hovenier ka thënë se si ambasadë amerikane shpesh herë i kanë thënë të njëjtat gjëra që i ka thënë edhe kryeministri Albin Kurti.

Hovenier këtu ka theksuar se s’duan që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ka potencuar se është e rëndësishme që Kosova t’i vendos idetë e saja në tavolinë.

Ai tutje ka thënë për këtë çështje duhet të punohet me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Ne kemi thënë disa herë që duhet të vendosen idetë në tavolinë, ta dimë se çfarë vizioni ka. Ne duam që ky proces të ecë përpara. Ne shumë shpesh kemi thënë gjëra të cilat i ka thënë edhe kryeministri Kurti. Ne nuk duam që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi bërë versionin tonë të qartë. Por është e rëndësishme që edhe Kosova t’i vë idetë e saja në tavolinë”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)