Escobar dhe Lajçak takojnë Listën Serbe

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 18:40
Escobar dhe Lajçak  takojnë Listën Serbe

Se është e nevojshme që serbët në Veri të marrin pjesë në zgjedhje, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i ka thënë Listës Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se as një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)