Spanja vahzdon me të vjetrën, nuk ndryshon qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 10:08
Spanja vahzdon me të vjetrën, nuk ndryshon  qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës

“Spanja nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qëndrimin për çështjen e pavarësisë së Kosovës”

Kështu është shprehur ambasadori i këtij vendi në Beograd, Raul Bartolome Molina, i cili deklaroi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë – nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për “Politika”, ai tha se vendi i tij mbështet dialogun e ndërmjetësues nga BE-ja, si mënyrë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Brukselit dhe kërkimin e një mënyre për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të çonte në një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar, as do të ndryshojë dhe të gjithë partnerët tanë e dinë shumë mirë këtë”, tha Bartolome Molina.

(Kosova Sot Online )